Kamberi: Në Serbi, gruaja shqiptare shtypet dyfish, prandaj na duhet mobilizim e organizim i grave e i burrave (FOTO)

Gjatë së mërkures në ambientet e Hotel Roazafës, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ka takuar gratë e PVD-së, me të cilat ka bashkëbiseduar për gjendjen dhe rolin e femrës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe në përgjëthsi në Serbi.

Pas takimit, bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi, shkruar se: Në Serbi, gruaja shqiptare shtypet dyfish. Nga (pu)shteti i Serbisë për shkak se është shqiptare.

Kamberi, gjithashtu ka kërkuar mobilizim e organizim të grave për gratë dhe të burrave për gratë.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e deputetit Shaip Kamberit pas takimit të realizuar me Forumin e Gruas së PVD-së:

Në Serbi, gruaja shqiptare shtypet dyfish.

Nga (pu)shteti i Serbisë për shkak se është shqiptare.

Nga patriarkalizmi për shkak se është grua.

Ky realitet e bën më të rëndë betejën e grave dhe vajzave të Luginës së Preshevës.

Prandaj i rëndësishëm mobilizimi e organizimi i grave dhe vajzave.

Prandaj duhet Zë. Duhet veprim. Duhet mobilizim. Duhet organizim.

I grave për gratë. I burrave për gratë.

Për deputete dhe deputet në parlament që përfaqësojnë realisht interesat e tyre.

E ato dhe ata janë padyshim kandidatët e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Voto 16

#TubimMobilizues #Bujanoc #ZgjedhjetParlamentare #KShL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *