Kamberi në mes të 240 deputetëve serbë: Publikimi i hartës së Kosovës me flamurin serb, është provokim simbolik, i cili tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës (VIDEO)

882

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, në fjalimin e tij të sotëm, të ndrëprerë në tre pjesë, ka kritikuar qasjen e shtetit serb karshi shqiptarëve.

Kamberi, mes tjerash ka folur edhe për Kosovën e pavarur, duke i’u drejtur kryeministres serbe: “Zonja Brnabiq, a është ose jo e pavarur Kosova, ju e dini më së miri – Juve dhe ministrave Tuaj i nevojitet leje e veçantë për t’a vizituar Kosovën”.

“Që nga marrja e këtij mandati si deputet popullor, pavarsisht se si përjetohen fjalimet e mia këtu, unë jam munduar që të tërheq vërejtjen për nevojën e marrjes së masave në bazë të të cilave Republika e Serbisë do të ndalonte shpërndarjen dhe institucionilizimit të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve ndëretnike. Kam folur për këtë fenomen, sipas meje, në gjuhën e rrjedhshme serbe, por unë dhe ju siç duket nuk flasim serbishte të njëjtë. Kur këtë e kam bërë duke shfrytëzuar të drejtën time kushtetuese dhe kam folur në gjuhën amtare shqipe, jam ballafaquar me zhurmë të kolegëve të mi dhe mosgadishmëri që të më ndëgjojnë qoftë edhe për edhe 5 minuta”- ka deklaruar mes tjerash, deputeti Shaip Kamaberi.

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka folur edhe për normalizimin e mardhënie Kosovë – Serbi, duke kërkuar nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, që të rifillojnë dialogun sa më shpejtë.

“Është fakt i njohur që “pas konflikteve të armatosura ose periudhave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe luftrave, të rralla janë detyrat që janë aq shumë aktuale sikur është pajtimi.

Pajtimi me vetveten, pajtimi me realitetin e ri, pajtimi me armikun. Pajtimi nënkupton që armiqt e vjetër kanë gjetur bazë për jetë të përbashkët. Prandaj, pajtimi është proces në të cilin realiteti i konfliktit shikohet në perspektivë të të ardhmes.

Pikërisht për këtë qëllim, me ndërmjetsimin e BE-së dhe SHBA-së, është nisur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim normalizimin e marrdhënieve në mes të dy popujve dhe dy shteteve. Normalizimi i mardhënive me Kosovën ka rëndësinë e veçantë edhe në përcaktimin e shpejtësisë së dialogut për anëtarësim me qëllimin përfundimtar strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin evropian”- ka deklaruar deputeti Shaip Kamberi.

Më poshtë, mundë të ndjekni fjalimin e sotëm të deputeti Shaip Kamberi, dhe mundë tá lexoni ate:

Zonja Brnabiq, gjuha e urrejtjes që po përdoret nga ministrat Tuaj e shoqëruar me heshtjen Tuaj, nuk i kontribuon as mardhënjëve ndëretnike, as marrëveshjes me Kosovën e as paqës në Ballkan.

Përndryshe, Zonja Brnabiq, a është ose jo e pavarur Kosova, ju e dini më së miri – Juve dhe ministrave Tuaj i nevojitet leje e veçantë për t’a vizituar Kosovën.

Që nga marrja e këtij mandati si deputet popullor, pavarsisht se si përjetohen fjalimet e mia këtu, unë jam munduar që të tërheq vërejtjen për nevojën e marrjes së masave në bazë të të cilave Republika e Serbisë do të ndalonte shpërndarjen dhe institucionilizimit të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve ndëretnike.

Kam folur për këtë fenomen, sipas meje, në gjuhën e rrjedhshme serbe, por unë dhe ju siç duket nuk flasim serbishte të njëjtë.

Kur këtë e kam bërë duke shfrytëzuar të drejtën time kushtetuese dhe kam folur në gjuhën amtare shqipe, jam ballafaquar me zhurmë të kolegëve të mi dhe mosgadishmëri që të më ndëgjojnë qoftë edhe për edhe 5 minuta.

E kuptoj, pavarësisht se jam zgjedhur në mënyrën e njëjtë si ju, pavarësisht se në aspektin formalo-juridik kam të njëjtat të drejta me ju, Unë këtu jam ”shqiptari imagjinar”. Paragjykime janë këto, të mbjellura për më shumë se një shekull në kujtesën kolektive të një populli.

Pa marr parasysh për këto, unë do të vazhdoj të flas rreth temave të cilët disa nuk po i pëlqejnë, por për të cilat konsideroj se janë vendimtare për respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave, ndërtimin e shoqërisë demokratike, raporteve të mira ndërfqinjësore dhe për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.

Është fakt i njohur që “pas konflikteve të armatosura ose periudhave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe luftrave, të rralla janë detyrat që janë aq shumë aktuale sikur është pajtimi.

Pajtimi me vetveten, pajtimi me realitetin e ri, pajtimi me armikun.

Pajtimi nënkupton që armiqt e vjetër kanë gjetur bazë për jetë të përbashkët. Prandaj, pajtimi është proces në të cilin realiteti i konfliktit shikohet në perspektivë të të ardhmes.

Pikërisht për këtë qëllim, me ndërmjetsimin e BE-së dhe SHBA-së, është nisur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim normalizimin e marrdhënieve në mes të dy popujve dhe dy shteteve.

Normalizimi i mardhënive me Kosovën ka rëndësinë e veçantë edhe në përcaktimin e shpejtësisë së dialogut për anëtarësim me qëllimin përfundimtar strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin evropian.

Me qëllim të normalizimit të mardhënieve, krijimit të raporteve të mira ndëretnike dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimorë, me qëllim të qetësimit të pasioneve që shpesh shkojnë deri në vluarje e të cilat në mënyrë serioze rrezikojnë procesin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, BE çdoherë i ka bërë thirrje të gjithë akterëve politik në Serbi, në Kosovë dhe në rajon që të inkuadrohen në aksionet për “deklarime të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën e përshtatshme për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim”.

Qëndrimi i BE-së është që “Serbia dhe Kosova do duhej të përmbahen nga veprat dhe deklaratat të cilat janë kontraproduktive për normalizimin e mardhënieve midis tyre dhe të punojnë në arritjen e marrveshjes gjithëpërfshirëse”.

Edhe përkundër këtyre kërkesave që vijnë nga ana e BE-së, edhe përtej qëllimit strategjik për anëtarësim sa më të shpejt në BE, jemi dëshmitarë të provokimeve të shpeshta dhe të panevojshme të cilat rrezikojnë që dialogun ta kthejnë në pikën zero.

Më herët, njeriu me detyrë të krijojë provokimedhe tensione në emër të Serbisë, siç ishtë rasti i trenit laraman, ka qenë Marko Gjuriq, por, tash, rolin e tij fatkeqësisht e ka marrë presidenti Vuqiq.

Publikimi i hartës së Kosovës me flamurin serb, është provokim simbolik, i cili tregon edhe më tej pretendimet kolonialiste të Serbisë në raport me Kosovës.

Simbolikë e Kosovës pa shqiptarë, simbolikë e parullës së viteve të 90-a “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna “.

Të gjithë e dijmë se si ka përfunduar ajo politikë.

”Shtetet sikurse individët, kanë prirje të trashëguara të aspiratave të veta gjeopolitike dhe afinitetin e vet për historinë-kështu që ato (shtetet) dallojnë sipas aftësisë të bëjnë dallimin mes ambicieve realiste dhe mashtrimeve të paurta” Z. Brzezinski.

Ne poashtu jemi të vetdijshëm se në skenën politike serbe, Kosova për më tepër se 30 vite rresht, paraqet hambarin për grumbullimin e votave nacionaliste, prandaj, edhe fotoja që presidenti Vuqiq e ka publikuar në instagram profilin e tij, paraqet fillimin e kampanjës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato për kryeqytet.

Poashtu jemi të vetëdijshëm që, duke u bazuar në recetën e vjetër e shumëherë të provuar që, saherë që paraqitet ndonjë problem i mbrendshëm, duhet të nxitur tensione të politikave të jashtme në mënyrë që vëmendja e opinionit të tërhiqet në anën tjetër.

Por, mendoj se nuk është në interes të askujt që Jovanjica dhe aferat tjera, të cilat kërcënojnë Serbinë me përsëritje të historisë së Plenumit të Brioneve, nuk do duhej të përdoren për të keqsuar edhe më tej mardhëniet me Shqiptarët dhe Kosovën. Nuk do duhej të përdoren fjalë dhe arsye të mëdha për t’i qeruar hesapet e brendshme apo ato ndërpartiake.

Konsideroj që fotografia të cilën presidenti e ka publikuar në rrjetet sociale është shenjë e qartë që ai nuk dëshiron marrveshje me Kosovën pavarësisht përsërtijeve të shpeshta për ”kompromisin e domosdoshëm”.

Kjo politikë e provokimeve dhe nxitjes së tenisoneve ndëretnike dhe rajonale e largon edhe më shumë vendin nga integrimet në Bashkimin evropian.

Serbia besoj duhet të definojë rolin e vet dhe të bëjë një balans më realist mes aspiratave dhe potencialeve të saja.

Prandaj pyetja ime për Qeverinë e Republikës së Sërbisë është: Çka do të ndërmarr qeveria në parandalimin e zgjerimit rrespektivisht institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve të cilat rrisin tensionin në rajon dhe çka do të ndërmarrë me qëllim të arritjes së marrveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e mardhënive me Kosovën?

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *