Kamberi në konferencë për media pas kthimit nga Washingtoni: “Lugina e Preshevës do të jetë në agjendën e SHBA – të gjitha opsionet e hapura në marrëveshjen Kosovë-Serbi” (VIDEO)

370

Gjatë një konference për media të mbajtur sot në kabinetin e tij, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka folur për vizitën zyrtare që ka zhvilluar gjatë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kamberi, ka shpjeguar natyrën e takimeve në tre organizmat kryesore të SHBA-ve, kongresin, senatin dhe deprtamentin e shtetit.

“Në të gjitha takimet jemi munduar që në detaje të paraqesim pozitën e vështirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe represionit sistematik të shtetit serb ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Kemi marrë garancë që Lugina e Preshevës do të jetë në agjendën e SHBA-ve dhe njëkohësisht do pjesë e agjendës së bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithashtu kemi marrë garancë se nuk do të ketë paqe në Ballkanin perëndimor pa i trajtuar të gjitha temat e hapura, përndryshe këtu nuk do të mund të ketë një stabilitete afatëgjatë dhe nuk do të mund të ketë marrëveshje efektive në mes të Kosovës dhe Serbisë” – deklaroi Kamberi.

I pyetur për  qëndrimin e SHBA-vë rreth korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku po pretendohet që Lugina e Preshevës t’i bashkohet territorit të Kosovës, Kmaberi, u përgjigj: “Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka të përjashtuar asnjë opsion. Nëse palët bien dakord, atëherë për SHBA-të çdo marrëveshje është e pranuar” – tha Kamberi.

Më poshtë ju sjellim konferencë e plotë të kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik, njëherit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi:




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon