“Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë qëndrimit të tij në Danimarkë, po zhvillon takime pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave dhe qyteteve të Ballkanit Perëndimor në Konferencën globale të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities) që po mbahet në Aarhus” – thuhet në njoftimin e kryetarit Kamberi.
Në konferencë do të marrin pjesë afër 450 përfaqësues të qyteteve dhe komunave nga mbarë bota./Lugina-Lajm/