Kamberi me mesazh përmbyllës: Kemi nevojë për përfaqësim dinjitoz dhe të vërtetë opozitar në parlament, jo për poste individuale – VAZHDOJMË

Përmes një postim i në facebook, deputeti Shaip Kamberi ka falenderuar të gjithë mbështetësin dhe kritikët në përmbyllje të mandatit si deputet popullor.

Kamberi, ka vlerësuar se për deputet është shumë më e rëndësishme se çfarë politike ushtron në përfaqësim.

“Deputetët nga Lugina në Kuvendin e Serbisë marrin kuptim dhe vlerë nga politika që përfaqësojnë dhe ushtrojnë, jo vetëm nga prania ose numri i tyre.

Personalisht jam përpjekur me ushtruar përfaqësimin tim siç kam besuar dhe aq sa kam ditur.

Sigurisht se kam mundur më mirë. E duhet më mirë. Nuk jam i përsosur dhe bëj lëshime, si çdo qenie njerëzore. Por kam dhënë maksimumin për t’i përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve që kam përfaqësuar. Interesin e rajonit prej ku jam deleguar” – ka shkruar Kamberi ndër të tjera në mesazhin falenderues ndaj mbështetësve.

Kamberi më tutje ka thënë se: “Kam ngritur tema, me prioritet ato nga Lugina e Preshevës, por edhe ato që shpërfaqin pushtetin autoritar dhe karakterin hegjemonist të Serbisë së sotme të Aleksandër Vuçiqit. Një pushtet antipaqe dhe jodemokratik” – ka shkruar ai.

Deputeti shqiptar, për më shumë, ka thënë se “do të kisha qenë naiv sikurse të kisha menduar se ky përfaqësim dhe kjo politikë do t’i ndryshonte politikën dhe vendimet e këtij pushteti në Beograd. Por mbetem i bindur se kjo është politika që duhet të ndjekim. Ky është drejtimi drejt së cilit duhet të ecim. Nuk na duhet të bëhemi pjesë përbërëse dhe partner i këtij lloj pushteti. As sot, as nesër” – thuhet në mesazhin e deputetit Shaip Kamberi.

Më poshtë mundë të lëxoni ta lexoni postimin e plotë të deputetit Shaip Kamberi:

Të nderuar/a miq/mikesha,

Dje përfundova mandatin si deputet për këtë legjislaturë dyvjeçare, së bashku me kolegët e Grupit tonë Parlamentar.

Ishim vetëm 6 deputetë opozitarë përballë 244 deputetëve të shumicës parlamentare.

Por sado të rëndësishëm, numrat dhe prania nuk janë gjithçka. Edhe po të ishim më shumë në numër, nuk kishte ndryshuar diçka konkrete në politikën dhe në vendimet e kësaj shumice parlamentare të një pushteti autoritar siç është ai i Aleksandër Vuçiqit.

Shumë më e rëndësishme është se çfarë politike ushtron në përfaqësim. Pra, deputetët nga Lugina në Kuvendin e Serbisë marrin kuptim dhe vlerë nga politika që përfaqësojnë dhe ushtrojnë, jo vetëm nga prania ose numri i tyre.

Personalisht jam përpjekur me ushtruar përfaqësimin tim siç kam besuar dhe aq sa kam ditur.

Sigurisht se kam mundur më mirë. E duhet më mirë. Nuk jam i përsosur dhe bëj lëshime, si çdo qenie njerëzore.

Por kam dhënë maksimumin për t’i përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve që kam përfaqësuar. Interesin e rajonit prej ku jam deleguar.

Kam ngritur tema. Me prioritet ato nga Lugina e Preshevës, por edhe ato që shpërfaqin pushtetin autoritar dhe karakterin hegjemonist të Serbisë së sotme të Aleksandër Vuçiqit.

Një pushtet antipaqe dhe jodemokratik.

Shpërfaqja e diskriminimit shtetëror mbi baza kombëtare të shqiptarëve dhe të shtypjes socio-ekonomike të Luginës së Preshevës, çështja e mohimit të gjenocidit e krimeve të luftës dhe politika shtetërore e glorifikimit të kriminelëve të dënuar, institucionalizimi i gjuhës raciste, aspiratat hegjemoniste rajonale të pushtetit në Serbi, instrumentalizimi i drejtësisë dhe i policisë nga pushteti, thellimi i pabarazive dhe padrejtësive, mungesa e politikave të mira në arsim, shëndetësi, mjedis, politika publike dhe mbrojtje sociale, ishin disa nga temat për të cilat jam shprehur gjatë paraqitjeve të mia.

Do të kisha qenë naiv sikurse të kisha menduar se ky përfaqësim dhe kjo politikë do t’i ndryshonte politikën dhe vendimet e këtij pushteti në Beograd. Se ne do ta demokratizonim Serbinë. Fundja kjo është detyrë para së gjithash e shumicës në vend, ku mund të kontribuojmë, po ku nuk mund të jemi përcaktues.

Por mbetem i bindur se kjo është politika që duhet të ndjekim. Ky është drejtimi drejt së cilit duhet të ecim.

Nuk na duhet të bëhemi pjesë përbërëse dhe partner i këtij lloj pushteti. As sot, as nesër.

Nuk kemi aktualisht në Serbi ndonjë forcë serioze demokratike dhe progresive politike që meriton të bëhemi pjesë përbërëse ose partnere e saj, qoftë direkt në qeveri, qoftë indirekt në parlament me pseudo-opozitarizëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.