Kamberi mbështet iniciativën: Varreza masive në Batajnicë të shndrrohet në Qendër Memoriale (LINKU)

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputeti popullor, Shaip Kamberi, së fundmi ka mbështetur iniciativën që në Batajnicë, të krijohet Qendër Memoriale, aty ku dyshohet se janë të varrosur qindra shqiptarë nga Kosova, gjatë luftës së vitit 99’.

Kamberi, ka kërkuar që të mbështet peticioni, përmes të cilës do të krijohet kjo qëndrë memoriale, me që, hapësira se ku ndodhet kjo varrëzë masive, edhe sot shfytëzohet nga Policia e Serbisë.

Ky peticion po organizohet nga fondi për të Drejtat Huminatare në Serbi, ndërsa ka marrë mbështetjen e deputetit më të zëshëm në Serbi, Shaip Kamberi, i cili gjatë muajit të kaluar, kishte kërkuar këmbëngulësisht, që të zbulohen të gjitha varrezat masive në Serbi, që dyshohen të jenë me trupat e shqiptarëve të vrarë.

Më poshtë, mundë të lexni edhe postimin e plotë të deputetit Kamberi, dhe linkun e peticionit mbështetës që të Batajnica të shndërrohet në Qendër Memoriale.

Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.

Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.

Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Peticionin e organizuar nga Fondi për të drejtën humanitare, mund ta firmosni në këtë vegëz:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *