“Kali i Trojës” apo kryetradhëtari i Luginës së Preshevës

265

Shkruan: Nehat Hyseni

Se punët e pista antikombëtare krijojnë nevojën që të kamuflohen me “vizita” institucioneve e liderëve politikë gjithandej gjeografisë kombëtare të shqiptarve: Presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës, kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferit dhe refuzimit të tij nga Kryeministri Edi Rama, këtë më së miri e vërtetoi “kali i Trojës” i Qeverisë së Serbisë në Luginë, mafiozi i Vuçiqit, Shqiprim Arifi, i emëruar nga Qeveria e Serbisë si kryetar i masave të dhunëshme në komunën e Preshevës.
Duke u katapultuar si “Kali i Trojës” brenda politikbërjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës, pas stërvitjeve të tija si muxhahedin në Gjermani dhe me aktivitet “afarist” edhe në Sllovaki, si ortak i një firme transporti me një serb nga qarqet qeveritare të Serbisë, ky person, sa duket, u trajnua dhe u “kualifikua” si agjent besnik për misionin e tij antishqiptar në Luginë, me fokus të veçant veprimi në komunën e Preshevës.
Fillimisht, aktivitetin e tij në Preshevë e nisi me “ndihma humanitare”, si shkallë e parë e rekrutimit të “klientelës” që përfitohej me kinse organizimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare për të varfërit e kësaj komune, sidomos në vigjilie të festave fetare. Njëkohësisht me procesin e shpërndarjes së ndihmave zhvillohet “simultanisht” edhe evidencimi dhe regjistrimi i kësaj “klientele”, duke i futur në regjistrat e tyre si vijues potencialë të aktivitetit të ligjëratave fetare islamike, kryesisht të proviniencës selefiste e vehabiste, si fazë e dytë e aktivitetit, apo misionit të tyre të mirëpaguar nga qarqe ekstremiste nga Lindja e Afërt dhe e Mesme (Siria, Iraku, Afganistani, Arabia Saudite, etj.). Në ligjërata të këtilla fetare, me përmbajte radikale, në zyrat e tyre në Preshevë kryesisht ligjërohej dhe sot e kësaj dite vazhdon të ligjërohen përmbajtje ekstremiste islamike, që frymëzuan shumë të rinjë e të reja nga kjo pjesë e Shqiptarisë të rekrutohen si luftëtarë xhihadistë për “Luftën e shenjtë” në Siri e Irak, sidomos nga radhët e nxënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme nga Presheva, Bujanoci, Kumanova, etj.
Kjo gjë mbahet sejret dhe insistohet në konfidencialitet të plotë, sidomos për femrat nga kjo trevë që u “martuan” atje me xhihadistë dhe shumicës prej tyre iu vranë “burrat” në luftë dhe ato mbetën shtatzëna dhe fati i tyre i trishtueshëm mbetet enigmë dhe sekret, larg syve të opinionit.
Për këto aktivitete makabre, Lugina e Preshevës, por dhe Kumanova dhe shumë qytete të tjera të banuara ne shumicë shqiptare në Maqedoni, paraqesin “parajsë” të vërtetë, vite me radhë, të cilët jo vetëm që nuk pengohen nga pushteti antishqiptar i Serbisë dhe i Maqedonisë, por dyshohet se ata stimulohen në mënyra të ndryshme, madje edhe materialisht për të vepruar dhe për të shpërndarë ideologji të papranueshme radikaliste iskamike, për ta luftuar islamin tradicional suni-hanefi, i cili mbi pesë shekuj ka mbrojtur me sukses qenien fetare e kombëtare të shqiptarve në Ballkan.
Faza e tretë e veprimit të papenguar të ideologjisë antishqiptare të ekstremizmit islamik paraqet shndërrimi i këtyre celulave të organizimit të tyre, nga organizimi humalitar, fillimisht si fazë e parë dhe mbajtja dhe organizimi ligjëratave selefiste e vehabiste, pra, të ekstremizmit islamik dhe ideologjisë terroriste, është organizimi i tyre politik, duke formuar parti politike në Preshevë, në Aleancën për Ndryshim, me Shqiprim Arifin si lider, si dhe në Maqedoni me Lëvizjen “Besa” dhe Bilall Kasamin si lider të saj.
Realisht, opinioni shqiptar i Preshevës, Bujanocit, Kumanovës, Gostivarit dhe Tetovës, janë të njohura si mjedise me ndikim më të theksuar të fesë islame, si dhe me një fanatizëm më të theksuar islamik, me elemente të shprehura edhe të ekstremizmit dhe rrymave radikale islamike, që sidomos pas vitit 2000 e këndej janë të ndikuara tepër nga jashtë, qoftë përmes kontakteve të diasporës shqiptare në Europën Perëndimore, në Gjermani, Zvicër, Belgjikë, etj. me rrymat ekstremiste iskamike nga bota arabe e turke atje, por edhe nëpërmes hoxhallarëve tanë të shkolluar në Siri, Jordani, Egjipt, në Arabi Saudite, etj., që kanë themeluar OJQ të ndryshme në Kosovë, Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës, si “organizata humanitare “, nëpërmes të cilave financohet përhapja e ideologjisë ekstremiste islamike në këto troje.
Meqë veprimtaria e tyre ekstremiste e radikaliste islamike është në kundërshtim me vlerat e islamit tradicional tek ne, që me shekuj ka kultivuar frymën e tolerancës fetare dhe të bashkëjetesës civilizuese, “importimet” e rrymave ekstremiste islamike nga jashtë, nëpër xhamitë tona shpeshëherë kanë sjellur deri te konfliktet dhe problemet e ndryshme, meqë ata me agresivitet të paparë imponojnë mënyrën e faljes ndryshe, duke refuzuar që të falet “suneti”, meqë ata imponojnë vetëm faljen e “farzëve”.
Pastaj, “tekbiri” i tyre dallon nga ai tradicional, si dhe këndimi i tekbirit me rastin e rënies në “ruku”, etj.
Tollovitë dhe nervozat që shkaktohen me këtë sjellje të tyre agresive dhe të pahijëshme, sidomos gjatë të premteve, gjatë faljes së namazit të Xhumasë, janë të mëdha dhe shkaktojnë ndasi, madje dhe rrezikojnë shpeshëherë të eskalojnë edhe në konflikte fizike.
Mjerisht, këtyre veprimeve makabre antiislamike e antishqiptare në Preshevë i prinë Shqiprim Arifi me bandën e tij mafioze, që është e mbështetur fuqishëm nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi dhe nga partia e tij SNS, duke e futur atë si “kali i Trojës”, me misionin serbo-rus, për ndryshimin e strukturës etnike të Luginës së Preshevës, duke i dëbuar shqiptarët dhe duke e rikolonizuar atë me serbë nga Kroacia, Bosna dhe Kosova, por kësaj radhe edhe me kolonizim me refugjatë nga Afganistani, Siria, Iraku, etj.
Pra, tani i është e qartë të gjithë shqiptarve, kudo që janë, se pse e imponoi Vuçiqi bashkëpunëtorin besnik të tij, Shqiprim Arifin, në krye të masave të dhunëshme në komunën e Preshevës, meqë menjëherë e nënshkroi Planin Aksional Lokal (2017-2021) për kolonizimin e Preshevës.
Që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, as në socializëm dhe sidomos në pluralizëm, asnjë lider komunal nuk ka nënshkruar një Plan apo dokument ose projekt më antishqiptar se ky që e nënshkroi Shqiprim Arifi, pas emërimit të tij në krye të OP-së, më 14 shtator 2017, nga Qeveria e Serbisë!
Definitivisht, Shqiprim Arifi ia ka kaluar për tradhëti kombëtare edhe Rrahman Morinës, si kryetradhëtar i Kosovës, i cili nënshkroi kapitulimin e Kosovës ndaj Serbisë së Millosheviqit, me nënshkrimin e tij të Planit Aksional për kolonizimin dhe ndryshimin e strukturës etnike të komunës së Preshevës, duke i dëbuar me masa represive shqiptarët nga trojet e tyre stërgjyshore, të cilët, në kërkim për bukën e gojës janë shpërngulur gjithandej nëpër botë, kurse në vend të tyre, Serbia me argatin antishqiptar e besnik të vetin, do i vendosë serbët nga Kroacia, Bosna e Kosova, si dhe me refugjatë nga Afganistani, Siria e Iraku!

P.s. Opinioni i autorit nuk paraqet politikën redaktuese të portalit www.lugina-lajm.com




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *