Kafiteritë dhe restorantet në Bujanoc, që sonte do të punojnë deri në orën 23:30h

Nëpërmjet një informate në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit bënë të ditur se është zgjat orari i punës deri në 23:30h për gjitha kafiteritë dhe restorantet, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në njoftimin e Komunës së Bujanocit, thuhet:

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së djeshme iu ka drejtuar me një kërkesë Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale dhe Administratë Publike për zgjatjen e orarit të punës për objektet e gastronomisë deri në ora 23:30 gjatë muajit të Ramazanit. Përshkak se gjatë muajit të Ramazanit, kafiteritë dhe restorantet (verandat) kryesisht nuk punojnë gjatë kohës së agjërimit, zgjatja e orarit të punës deri në orën 23:30 ka qenë nevojë e domosdoshme edhe e pronarëve të gastronomisë, por edhe e qytetarëve.

Ndërsa, sot na u është kthyer përgjigja pozitive, kështu që objektet e gastronomisë në teritorin e komunës së Bujanocit do të mund të punojnë deri në ora 23:30 vetëm gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbeten të njejta.

Kësaj kërkese i ka paraprirë kërkesa e pronarëve të gastronomisë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit.

Kujtojmë që me vendim të Shtabit republikan të Krizave, objektet hoteliere, punojnë vetëm në tarraca, edhe ato deri në orën 22:00h./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *