Kadri Veseli nesër intervistohet nga Gjykata Speciale

74

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar -në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyre për 10 dhjetor.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, kishte njoftuar Avni Bytyçi, këshilltar politik i Kadri Veseli.

Në fakt Kadri Veseli kishte mbajtur një konferencë për media kur kishte pranuar ftesën nga Gjykata Speciale. Aty ai nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo në cilësinë e dëshmitarit.

“Si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë sot kam pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara, për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë”.

“Ashtu siç jam zotuar, se në momentin që do ta kisha një ftesë të tillë, unë do ta bëja publike. Gjenerata ime, si shumë gjenerata të tjera, ka përjetuar shtypjen e rëndë të kombit tonë. Ne nuk jemi pajtuar me atë gjendje, dhe unë jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit”, kishte deklaruar Kadri Veseli.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *