Ka përfunduar asfaltimi i rrugës tek varrezat e lagjes së Strukarëve në Tërnoc (FOTO)

227

Sot në Tërnoc ka përfunduar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të lagjes së Strukarëve.

Rruga tek varrezat e lagjes së Strukarëve që lidh ketë lagje me lagjet e tjera sot është asfaltuar plotësisht.

Ky projekt infrastrukturor, është financuar nga buxheti komunal i Komunës së Bujanocit, i cilësuar si shumë i rëndësishëm për banorët tërnocas, ku kryetari Shaip Kamberi i shoqëruar nga kryeshefi për investime Rahim Salihu, dhe kryetari i Bashksisë Lokale Mustafë Alishani, kanë ndjekur zhvillimin e punimeve nga afër.

Gjithashtu, përderisa punimet po vazhdonin, imami i Xhamisë së Strukarëve, Vesim Avdiu dhe disa tërnocas, dolën për t’a përshëndetur përfundimin në kohë të këtij projekti./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *