Ka përfunduar asfaltimi i rrugës me gjatësi prej 1.4 km në Breznicë, banorët e entuziazmuar me realizimin e këtij projekti infrastrukturor (FOTO & VIDEO)

471

Asfaltimi i rrugës nga mulliri i fshatit në drejtim të shkollës fillore “Migjeni” në Breznicë, sot edhe zyrtarisht ka përfunduar.

Kjo rrugë e gjatësisë  prej 1.4 kilometra është asfaltuar në tërësi, ndërsa vlera e projektit ka koston rreth 8.7 milionë dinarë.

Për t’a inspektuar asfaltimin e sotëm në Breznicë, kishte dalur edhe i pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me bashkëpunëtorë, të cilët u pritën nga një numër i madh I qytetarëve breznicas.

Banorët e këtij fshati malor të entuziazmuar për realizimin e këtij projekti kapital, falenderuam tejmase kryetarin Kamberi për punën dhe përkushtimin e treguar në përmirësimin e infrastrukturës të fshatit të tyre. Njëherit ata kërkuan që të vazhdohet me implementimin e  projekteve tjera në Breznicë./LuginaLajm/

Asfaltimi pjesës së II të rrugës në afërsi të shkollës fillore “Migjeni” në Breznicë.

Publicerat av LuginaLajm.com Måndag 1 april 2019



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *