Ka ndodhur një havari në rrjetin e ujësjellësit – Ja kur do të fillojë furnizimi me ujë pijshëm në Bujanoc

491

Rreth orës 05:00h të mëngjesit, të ditës së sotme, ka ndodhur një havari në rrjetin e ujësjellësit në rrugën kryesore afër ndërtesës së administratës të NP “Komunalia”, gjë që e ka lënë Bujanocin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas Ilir Taipi, drejtor teknik i “Komunalisë”, havaria mund të riparohet deri rreth orës 14:00, ndoshta më herët.

Ashtu si në situatat e mëparshme, për shkak të rrjetit të dëmtuar, nuk është e mundur të ndalim ujin vetëm në vendin e havarisë, kështu që është ndalur komplet rrjeti i furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit.

Ai shtoi se prishjet e shpeshta ishin për shkak të përkeqësimit të rrjetit të ujësjellësit, i cili është mbi 40 vjeç./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *