Ka ndërruar jetë, Zoran Stankoviq, kryetar i TK-së
Kryetari i Trupit Koordinues për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën dhe ish -ministër serb në qeveritë e ndryshme, ka ndërruar jetë këtë mëngjes, raportoi Nova.rs.
Sipas burimit të këtij portali, Stankoviq ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.
Ai ishte një nga mjeko -ligjorë dhe patologët më të shquar në Serbi, dhe në karrierën e tij të pasur ai kreu edhe funksionet e shefit të Akademisë Ushtarake mjekësore (MMA), Ministrit të Mbrojtjes dhe Ministrit të Shëndetësisë.
Në Nëntor 2012, Qeveria e Serbisë e emëroi atë shef të Trupit Koordinues për Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.