Ka ndërruar jetë veterani i arsimit nga Breznica, Ahmet Hyseni – ja kur do të bëhet varrimi i tij

Përmes një njoftimi të publikuar para pak çasteve, familja Hyseni nga Breznica e Bujanocit, ka njoftuar që sonte ka ndërruar jetë Ahmet Hyseni, veteran i arsimit në fshatin Breznicë.

I ndjeri përpos që ka qenë një intelektual i shquar, ai ka qenë edhe një veprimtar i dalluar në Malësinë e Bujanocit, duke bartë pozitën e kryetarit të nëndegës së PVD-së në Breznicë.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i arsimtarit të matematikës, do të bëhet nesër me namazin e ikindisë (e hënë) në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Më posht e gjeni njoftimin e familjes Hyseni:

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”

Ju njoftojmë se pak më parë ndërroi jetë i dashuri jonë BABË (Ahmet Mustafë Hyseni). Lusim Allahun ta mëshirojë shpirtin e tij. Babë i dashur do të kujtojmë gjithmonë si njeri me vlera të larta sidomos për urtësinë dhe durimin që e pate.

Varrimi i më të dashurit tonë do të bëhet nesër me datë 13.12.2021 në Prishtinë në varrezat e qytetit në Dragodan me namazin e Ikindisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *