Ka ndërruar jetë veprimtari Hajredin Asllani nga Tërnoci

Në orët e mesditës së sotme, në moshën 78 vjeçare, ka ndërruar jetë, Hajredin Asllani, veprimtar i shquar nga Tërnoci.

I ndjeri për disa vite ka punuar në fabrikën “Svetllost” në Bujanoc, ndërsa pas futjes së masave të dhunshme në Kosovë, ai u diferencua dhe u përndjek nga sistemi i atëhershëm shtetëror, të cilin e kishin shënjestruar si një rrezik i çështjes shqiptare në Kosovë.

Nga gjeneratat e vjetra, Hajredin Asllani, mbahet mend edhr për organizimin e ndihmave për familjet kosovare, që familjarët e tyre ishin përjashtuar nga puna.

Pas vetës, Hajredin Asllani, ka lënë tre djemë: Qahilin, Fatmirin dhe Ragminë.

Për varrimin e të ndjerit, do t’iu njoftojmë me kohë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.