Ka ndërruar jetë regjisori preshevar, Agron Boriçi

289

 Agron Boriçi u shua në moshën 60 vjeçare, i cili për katër dekada është marrë aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe actor.

Ka vdekur, regjisori dhe dramaturgu preshevar, Agron Boriçi. Sipas presheva.com Agron Boriçi u shua në moshën 60 vjeçare, i cili për katër dekada është marrë aktivisht me veprimtari skenike, si regjisor, skenarist dhe aktor. Ka inskenuar 30 drama të zhanreve të ndryshme , ka përgatitur 8 recitale skenike, 2 filma dokumentarë, ka inskenuar e shkruar mbi 50 skeçe humoristike. Autor i dramës “Aga Ymeri”, “Kalorësi i Apokalipses”, “Berberhonja”, tre pjesë të “Kabare Tv Llaçka”… Është njëri ndër themeluesit e Festivalit tradicional “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në vitin 1994. Përveç që është marrë aktivisht me skenën , është edhe autor i librit “Sherri i Preshevës në derë të Stambollit”. Për punën e tij është shpërblyer me çmime të ndryshme. Kryesisht veprimtarinë e tij e ka realizuar në Teatrin e Qytetit të Preshevës. /LuginaLajm/

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *