Ka ndërruar jetë profesori i mirënjohur nga Tërnoci, Mejdi Rufati

Në mëngjesin e sotëm, në moshën 78 vjeçare, ka ndërruar jetë profesori i mirënjohur, Mejdi Rufati.

Mejdi Rufati nga Tërnoci ka punuar për mbi 40 vjet si profesor i lëndës së historisë në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, ku ka edukuar dhjetra gjenarata nxënësish shqiptarë.

Varrimi i profesorit Mejdi Rufati, do të bëhet të dielën (22 maj) me namazin e drekës, në varrezat e lagjes së Strukarëve në Tërnoc.

I ndjeri pas vetës ka lënë bashkëshorten Selveren, djemtë Arbenin dhe Erduanin si dhe vajzën Donetën./

Redaksia e portalit LUGINALAJM, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rufati dhe miqve të tij për humbjen e kryefamiljarit dhe profesorit të rrespektuar, Mejdi Rufati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.