Ka ndërruar jetë profesor Hamdi Daci, vëllau i Nexhat Dacit
Sot ka ndërruar jetë profesori i Gjuhës Angleze, Hamdi Daci.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
Profesori Daci, do të varroset nesër në Dragodan.
I ndjeri ka punuar gjatë në Fakultetin e Gjuhës Angleze në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka qenë zëvendëskryetar i parë shqiptar i Komunës së Bujanocit, në mandatin e së cilit është hap shkolla e mesme në gjuhën shqipe “Sezai Surroi”.
Hamdi Daci, është vëllai i dytë i Nexhat Dacit dhe me origjinë është nga Tërnoci.