Ka ndërruar jetë mësuesi, Sherif Ademi nga Tërnoci

494

Pas një sëmundje të gjatë, pasditen e sotme, ka ndërruar jetë veterani i arsimit shqip në Tërnoc, Sherif Ademi.

I ndjeri ka punuar për 40 vjet në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin e gjeneratave të reja, ndërsa në dy vitet e fundit, ishte pensionuar, me që sëmundja ia kishte pamundësuar që ai të vazhdojë me punë.

Mësuesi Sherif Ademi ka ndërruar jetë, pasditen e sotme (e diel), ku pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy djemtë Shukrijën dhe Shkëlzenin.

Për varrimit e mësuesit Sherif, do t’iu njoftojmë me kohë./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *