Ka ndërruar jetë hoxha dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Asllan Murati – Për vite të tëra i kishte fshehur eshtrat e Isa Boletinit nga serbët

99

Ka ndërruar jetë njëri nga hoxhallarët më të njohur të Mitrovicës, Mulla Asllan Murati. 

Hoxha Asllan Murati njihet ndër hoxhallarët më të njohur në Kosovë, përveç tjerash ai njihej edhe si veprimtar i çështjes kombëtare.

Njëra ndër veprat më të mëdha të hoxhës mitrovicas, që do të mbahet mend, është se ai kishte arritur me vite të tëra ti fshehte eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini nga pushtuesi serb.

Ndryshe, varrimi bëhet nesër me xhuma dhe funerali niset nga Xhamia Qëndrore në Mitrovicë. /Telegrafi/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *