Ka ndërruar jetë Dionid Xhelili (19) nga Breznica e Bujanocit

569

Gjatë orëve të mbrëmjes së sontme, ka ndërruar jetë, Dionid Xhelili nga Breznica e Bujanocit.

Dionidi, për një kohë të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila viteve të fundit ia pamundësoi lëvizjen normale, gjë që, Dionidi ndërpreu edhe shkollimin,

Lajmin mbi vdekjen e 19-të vjeçarit, e kanë bërë të ditur familjarët e tij, nëpërmjet një postimi në facebook:

Me pikëllim të thellë, njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe shokët, se pas një smunje të gjatë sot ndrroi jetë vllau im i dashur Dionidi (08.07.1999 – 21.05.2018). 
Varrimi bëhet nesër me drekë në fshatin Breznicë, Bujanoc.

Të piklluar familja Xhelili.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të marten (nesër) në fshatin e lindjes, në Breznicë, pas namazit të drekës./Lugina-Lajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *