Ka ndërruar jetë Blerim Ramadani – ish futbollisti i KF “Hajduk” të Preshevës

546

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (e hënë), në moshën 57 vjeçare, ka ndërruar jetë Blerim Ramadani nga Presheva.

I ndjeri, ka qenë ish futbollist i mirnjohur i ekipit të KF “Hajduk-ut” nga Presheva.

Blerimi, pas vetës ka lënë bashkëshorten Mirzanen dhe fëmijët Fatlumin, Blerdin, Kaltrinën dhe Donikën.

Varrimi i të ndjerit, pritet të bëhet sot (e hënë), pas namazit të drekës në Preshevë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *