Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë, Bahrije Krasniqi nga Bujanoci.
E ndjera, për një kohë ka qenë e sëmurë, ndërsa sot në moshën 53 vjeçare, ka ndërruar jetë.
Me profesion Bahrija, ka qenë laborante, dhe për nje kohë të shkurtër ka punuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Qytetarët e Bujanocit dhe më gjerë, Bahrijen e kujtojnë nga kohërat më të vështira (1999-2000), kur ajo si një femër me hendikep, me shumë trimëri mbante të hapur “Rilindjen”, që në ato periudha, ishte dritarja e vetme e informimit shqip.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot (e shtune) me namazin e ikindisë në varrezat e qytetit në Bujanoc.
Më poshtë, mundë t’a lexoni edhe njoftimin e prof.Metali Krasniqi për vdekjen e së motrës, Bahrije Krasniqi:
Njoftim
Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe farefisin tonë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë motra jonë e dashur Bahrije Krasniqi.
Mungesa jote do të jetë e pashlyeshme sepse ishe motër e të gjithë neve; e vëllezërve, e kushërinjve, si dhe e nipave dhe mbesave të familjes sonë, ngase zemrën e kishe të madhe me plot dashuri që ia shpreheshe gjithherë. Ty të patëm tërë familja, e sidomos nipat dhe mbesat udhërrëfyesen dhe mbështetësen kryesore.
Lamtumirë motër. Zoti të mishëroftë motra ime e dashur!