Ka ndërruar jetë Avni Nazifi – drejtor i parë shqiptar i NP “Komunalisë”

4578

Në oërt e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë Avni Nazifi, ish drejtor i NP “Komunalisë”.

Avni Nazifi lindi më 01.12.1945, me profesion ishte inxhinier i Xehtarisë. Ai fillimisht u punësua si mësimdhënës në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, ndërsa më vonë kishte punuar edhe në fabrikën “Felspad” në Bujanoc, dhe në ndërmarrjen “Magnorom” në Kamenicë.

Për shumë vjet ishte anëtar i Komisionit për miniera dhe minera në Minstrinë e energjetikës, ndërsa së fundmi nga viti 2006-të, ishte drejtor gjeneral i NP “Komunalisë” në Bujanoc. Në fakt, i ndjeri ishte edhe drejtori i parë shqiptarë i Komunalisë,  ndërmarrje kjo që deri më 2006-tem, ishte udhëhequr vetëm nga drejtorët e nacionalitetit serb.

Gjatë viteve të 90’ta, ka qenë kryetar i nëndegës së PVD-së në Tërnoc.

Avni Nazifi, pas vetëm ka lënë bashëshorten dhe dy fëmijët e tij, Admirin dhe Lauretën./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *