Ka ndërruar jetë Avdulla Islami nga Bujanoci – bashkëshorti i ish këshilltares së Kuvendit komunal
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 63 vjeçare, ka ndërruar jetë, Avdulla Islami nga Bujanoci.
I ndjeri, për shumë vite ka punuar si administrator në zyren e shërbimeve për regjistrimin e automjeteve në Bujanoc.
Avdulla Islami, ka qenë edhe bashkëshorti i ish këshilltares së Kuvendit komunal në përbërjen e kaluar, Zyrafete Islami.
Ai pas vetës ka lënë bashkëshorten, dhe dy djemtë, Valdrinin dhe Rilindin.
Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot (e mërkurë), me namazin e drekës në varrezat e qytetit të Bujanocit./LUGINALAJM/