Ka ndërruar jetë 28 vjeçari nga Presheva, Flamur Kadriu

Mëngjesin e sotëm në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, në moshën 28 vjeçare, ka ndërrur jetë, Flamur Kadriu nga Presheva.

Siç ka mësuar LUGINALAJM, i ndjeri ka ndërruar jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ditëve të fundit.

Flamuri, ka përfunduar fakultetin për dizajnë grafik në Universitetin Ballkanik të Shkupit dhe është njëri nga fëmijët e dy intelektualëve preshevarë, arsimtarit Naim Kadriu dhe mësueses, Mirvete Kadriu.

Për varrimin e të ndjerit, redaksia jonë, do të ju njoftojë me kohë./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *