Ka filluar vaksinimi i personelit mjekësor kundër koronavirusit në Bujanoc – ja me cilën vaksinë?!

Sot në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ka filluar vaksiinimi i stafit medicinal kundër virusit korona.

Siç merrë vesh LUGINALAJM, sot ka filluar vaksinimi i mjekëve dhe motrave medicionale, që janë pjesë e ambulancës COVID, dhe mjekëve të tjerë që kanë kontakte të drejtëpërdrejta me pacientët e ndryshëm.

I tërë stafi mjekësor, ka pranuar vaksinën gjermane kundër koronavirus “Pfizer Biontech”.

Sipas disa informative jozyrtare, ditët në vijim planifikohet të vaksionohet edhe persona të tjerë zyrtarë që kanë punë të përditshme me palë.

Nga ana tjetër, mjeku shqiptar në Emergjencën e Bujanocit, pasi ka pranuar vaksionën, ka kërkuar që qytetarët e Bujanocit, t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për vaksinim kundër koronavirusit:

Sot mora vaksinën anti covid19,të prodhuesit Pfizer BioNTech.
Mënyra e vetme të mbrohemi nga Covid 19. Përmes këtij postimi dua të rris besimin te të gjithë njerëzit(sidomos moshat e rrezikuara). Të lutemi që të vin më shumë doza të kësaj vaksine,që të kenë mundësi vaksinimi sa më shumë njerëz
./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.