Ka filluar takimi mbi dialogun e “shtatë pikëshit” ndërmjet Beogradit dhe Luginës së Preshevës

Në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, ka nisur takimi mbi dialogun “shtatë pikësh” për sferën e arsimit.

Në ketë takim mbi dialogun Beograd – Luginë e Preshevës, po marrin pjesë, zv/kryeministri serb dhe ministri i arsimit, Branko Ruzhiq, ministrja për pakica, dhe të drejta të njeriut dhe dialog, Gordana Çomiq, Ambasadori i OSBE-së në Beograd, Jaan Bratu dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, ndërsa për orën 13:00h është paralajmëruar konferencë për media./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *