Ka filluar eleminimi i deponive të egra në Komunën e Bujanocit

Gjatë ditës së djeshme ka filluar sanimi i deponive të egra në teritorin e komunës së Bujanocit, ku kanë përfunduar në sanimet në fshatin Samolicë, për të vazhduar sot gjatë ditës në fshatin Bilaç, kurse ditëve në vijim planifiokohet që të vazhdojnë edhe në fshatrat tjera, si në Osllarë, Srpska Kuqa, Karadnik dhe Tërnoc.

Për ruajtjen sa më shumë të ambientit jetësor, është nënshkruar kontrata edhe për vendosjen e mbajtëseve anësore, edhe atë rreth 200 metra në rrugën Lluçan – Dobrosin, 170 metra nga Tërnoci në drejtim të shkritores, 100 metra nga shkritorja në drejtim të Mal të Tërnocit dhe 30 metra në Kërshevicë.

Ky aksion po implementohet me qëllim që të kemi një ambient sa më të pastër dhe të mirë për të jetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.