Jugmedia: I plagosuri Milazim Murati po priste drunjë në pyllin që është në pronësi të Komunës së Medvegjës – polici qëlloi në vetëmbrojtje (LEXO DETAJET)

620

Siç shkruan portali në gjuhën serbe “ Jugmedia”, Milazim Murati, është plagos dje 700 metra nga vija administrative në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ky medium nga Leskoci, gjithashtu transmeton informacione nga Porkuroria e përgjithshme e Lebanit, të cilët kanë deklaruar se: “Milazim Murati, së pari u përpoq të vriste një oficer policie që e zbuloi ate në një vjedhje pylli, i cili pyll është në pronësi të Pylltarisë së Medvegjës dhe se hetimet e rastit, janë duke vazhduar”.

“Një patrullë policie ka vërejtë disa persona që po prejnë drunjë në pyll. Ata (policia) u nisën në drejtim të tyre, derisa një person dhezi traktorin dhe me shpejtësi të madhe të traktorit i’u vërsul policisë, me qëllimin për t’i vrarë ata (policët). Polici i cili qëlloi me armë, praktikisht qëlloi për të mbrojtur jetën e tij”, kanë deklaruar nga Prokuroria e Lebanes, të cilën e përcjell Jugmedia.

Gjithashtu, sipas këtij mediumi: “Polici qëlloi me armë në vetëmbrojtje”, thonë bashkëbiseduesi në prokurori, shkruan Jugmedia, përcjell LuginaLajm.

“Murati nuk ishte i vetëm në vjedhjen e pyllit, por kishte një shoqërues të cilët patën guximin të kalojnë vijën administrative dhe të hyjnë në një vend pa leje 700 metra në brendësi të territorit të  Komunës së Medvegjës” – shkruan Jugmedia, përcjell LuginaLajm.

Policia serbe ka lëshuar më parë dy urdhër-arreste për Milazim Muratin.

Dy traktorë, dy sharra dhe 100 pemë të prera të ahut u gjetën në vendëngjarje

Edhe pse i vëllai i të plagosurit, Naim Murati, deklaroi për disa medium nga Kosova, se Milazimi ka qenë duke i prerë drunjët në pronën e tij, ky fakt është mohuar nga Prokuroria e Lebanes.

“Ai lindi në fshatin mbi qytetin e Medvegjës, por u shpërngul atje shumë kohë më parë. Ne nuk e dimë nëse ai ka pyllin e tij, por fakti është se ai ishte kapur në prerjen e pyllit të dikujt tjetër dhe se ai u përpoq të kryejë krimin e vrasjes në tentativë, ” ka deklaruar bashkëbiseduesi i Jugmedia.

“Ky nuk është rasti i parë i vjedhjes së pyjeve nga shqiptarët e Kosovës në brendësi territorit të komunës së Medvegjës, por nuk ka ndodhur ndonjë ngjarje më të shtëna armësh. Në vendngjarje, përveç policisë dhe prokurorisë, sot kanë dal edhe pjestarët e Xhandarmërisë nga Nishi, të cilët u shfaqën me automjete ‘Hamera’ . Pas të shtënave, hajdutët shpëtuan dhe kishte gjurmë gjaku pas shqiptari të plagosur” – shkruan Jugmedia./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *