Joshja për pushtet, bashkon PD dhe APN në Medvegjë – Marco Salihu, protagonisti kryesor?!

833

Me shpalljen e zgjedhjeve të rregullta lokale për Komunën e Medvegjës për 8 shtator, tanimë kanë nisur betejat e pak shqiptarëve atje.

Në numër rreth 400, shqiptarët në Medvegjë, me shumë gjasë do të garojnë me tre lista të veçanta; ajo e Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike dhe së fundmi, Marco Salihu nën petkun e Alternativës për Ndryshim.

Ka kohë që dy partitë rivale, PVD dhe PD, edhe në Medvegjë nuk janë në raporte të mira, derisa, ka pasur disa iniciativa nga PVD, që në këto zgjedhje të gjithë shqiptarët të bashkohen në një listë të vetme.

Megjithate, erdhi ajo që më së paku pritej. Marco Salihu një biznismen nga Medvegja, përkundër që kundërshtonte çdo iniciativë të krijimit të degës së APN-së së Shqiprim Arifit në Medvegjë, ai u bë protagonisti kryesor i politikës së kryetarit të Preshevës edhepse, shpeshherë nëpërmjet dekleratave në kohë fushate për Këshillin Kombëtar Shqiptar, kundërshtonte qëndrimet kontraverse politike të të parit të Preshevës.

E tëra nuk përfundon këtu. Marco Salihu si kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga lista e përbashkët me Demo Berishën (ushtarak nga armata serbe), gjatë gjithë kohës promovonte unitetin ndër shqiptarë si një mendësi e kthimit të dinjitetit shqiptarë në komunën që numëron numrin më të vogël të shqiptarëve.

Tani, me t’u inkuadruar në APN, Marco Salihu ka filluar një tentativë që ky subjekt që ndau Partinë Demokratike në Bujanoc, të bashkohet në Medvegjë.

Një ekuacion jo i natyrshëm matematikor, por tejet i nevojshëm për Partinë Demokratike e cila është 100% e pa pushtetshne, bashkimin me Alternativën për Ndryshim në Medvegjë, po e shfrytëzojnë që t’a zbehin fuqinë e PVD-së, e që zyrtarët e saj, me vite të tëra kanë kontribuar në rrethana jashtë zakonisht të rënda, për t’a ruajtur substancën kombëtare në atë pjesë të Luginës së Preshevës.

Edhe pse, Shqiprim Arifi nga Presheva, më 2017 ndau dy bashkëpunëtorët më të afërt në Bujanoc, Arbër Pajazitin nga Nagipi Arifi, joshja për pushtetin e Medvegjës, po i bashkon dy protagonistët e mandatit qeverisës 2012-2016, të cilët nuk e kanë problem unitetin/bashkimin në mes vete, kur bëhet fjala për pushtet.

Kujtojmë se Nagip Arifi gjatë vitit 2017-të, nga foltorja e Kuvendit komunal të Bujanocit, pati mallkuar protagonistët e mandateve të “vjedhura” në Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilët kishin themeluar degën e Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit në Bujanoc, e që aludonte të Arbër Pajaziti dhe anëtari tjetër i Kuvendit të KKSH-së.

Edhe mallkimi edhe ndarja nuk janë hendeqe të mëdha mes PD-së APN-së, kur sanues të ndarjes ke Marco Salihun nga Tupalla e Medvegjës, që tashmë “Arifët” po bashkohen në një tabor./Redaksia/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *