Jonuz Musliu e Nagip Arifi refuzojnë ndryshimin e emrave të rrugëve dhe sheshit në Bujanoc!

232

Seanca e sotme e kuvendit komunal në Bujanoc, ka nisur me debate të forta në mes të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik dhe kryetarit të kuvendit, Jonuz Musliu.

Enver Ramadani, këshilltar nga rradhët e PVD-së, për rend të ditës propozoi të futen edhe tre pika të tjera:

  1. Ndryshimin e emrave të rrugëve dhe sheshit në Bujanoc;
  2. Ragimin institucional i kuvendit për konfiskimin e duhanit në Tërnoc;
  3. Çështjen e punëtorëve të larguar nga puna prej NP “Direkcioni për ndërtim, për së dyti herë”.

Pas shumë debateve të nxitura nga këshilltarët e pozitës kundrejt atzre të opozitës, kryetari i kuvendit, Jonuz Musliu, lëshon pe dhe fut për rend të ditës, pikat e propozuara nga këshilltarët e PVD-së.

Edhe përkundër që kryetari Musliu, pranoj t’i fusë në rend të ditës pikat e propozuara nga PVD, ai me aleatët shqiptar dhe serb, nuk i votuan ato.

Seanca është duke vazhduar punën, ndërsa si pikë më e veçantë është ribalansi i buxhetit komunal, ku ka tejkalime në masë të madhe./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *