Jep dorëheqje kryetarja e komisionit për vlerësimin e projekteve në fushën e informimit – kryeshefi i Administratës komunale anulon konkursin (VENDIMI)

375

Komuna e Bujanocit, rrespektivisht, kryeshefi i Administratës komunale të Bujanocit, Fadil Aliti, përmes një vendimi të nxjerr më datë 30 qershor, ka anuluar konkursin mbi bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit për vitin 2020-të.

“Anulohet thirja publike për pjesëmarrje në konkurs për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2020 ( në tekstin e më tejmë: Thirrje publike), të cilën e ka shpallur Kryeshefi i Administratës komunale të komunës së Bujanocit më datën 21.02.2020, me sygjerim të shoqatave të pavarura të mediave dhe për shkak se Kryetarja e Komisionit profesional për vlerësimin e projekteve sipas Thirrjes publike për pjesëmarrje në konkurs për bashkëfinancimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit, për vitin 2020, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryetarës së Komisionit të lartëpërmendur. Ky aktvendim hyn në fuqi datën e aprovimit dhe do të publikohet në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit” – thuhet në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit.

Kujtojmë se, Komuna e Bujanocit, për mbështetje të projekteve në fushën e informimit, ka parapa 5 milionë dinarë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *