Janë lokalizuar pesë zjarre nëpër vendbanime të ndryshme të Komunës së Bujanocit

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë spërthyer pesë zjarre nëpër vendbanime të ndryshme të Bujanocit, por brenda tre orëve, zjarrëfikësit kanë neutralizuar zjarrin dhe kanë menjanuar çfarë do rreziku.

Zjarret kishin përfshirë malet e fshatrave Samolicë, Boroc, Osllarë, Lluçan dhe Nesalcë.

Përveç angazhimit të zjarrëfikësv, për shuarjen e zjarrit u angazhuan edhe shumë banorë të këtyre fshatrave, derisa NP “Komunalia” vuri në dispozicion rezervuaret e ujit të nevojshëm për lokalizimin e zjarrit.

Më poshtë e keni të plotë njoftimin nga Komuna e Bujanocit:

Sot, zjarret shpërthyen në 5 lokacione të ndryshme në territorin e komunës së Bujanocit brenda 3 orëve. Bëhet fjalë për fshatrat Samolicë, Boroc, Osllarë, Lluçan dhe Nesalcë, si dhe në zonën e fshatit Turi. Me koordinimin e përbashkët të Komunës së Bujanocit, brigadave të zjarrfikësve nga Bujanoci dhe Vranja, si dhe banorët e fshatrave të përmendur, të gjithë zjarret janë shuar, ndërkohë që zjarrfikësit janë ende në detyrë në Osllarë, por zjarri është nën kontroll.

NP Komunalia vuri në dispozicion rezervuarët e ujit, të cilët ishin të nevojshëm për të rimbushur kapacitetin shuarës, ndërsa Departamenti i Investimeve ishte në detyrë, për shkak të nevojës për të punësuar mekanizma shtesë. Angazhimi i mekanizimit dhe burimeve shtesë nuk ishte i nevojshëm, kështu që kjo ditë përfundoi mirë për mbrojtjen e vendbanimeve, njerëzve dhe pronës.

Nga kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin çdo aktivitet në natyrë gjatë këtyre muajve të verës, me temperatura aq të larta, të cilat mund të shkaktojnë zjarre, të tilla si djegia e kashtës në fusha. Rreziku i madh që ndodhi në zonën e fshatit Boroc, ku zjarri shkaktoi shpërthime të minave të pashpërthyera, është dëshmi e mjaftueshme se një neglizhencë e vogël e individëve mund të shkaktojë pasoja të përmasave katastrofike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.