Jakup Xhelili edhe “me letra” në PD-në e Nagip Arifit!

227

11295644_895262533872901_538031509839550461_nKryetari i Bashkësisë Lokale të Bilaçit, Jakup Xhelili, sot edhe zyrtarisht ka publikuar kalimin në Partinë Demokratike të Nagip Arifit.
Xhelili, për një kohë të gjatë ishte pjesë e Partisë për Veprim Demokratik, nëndega në Bilaç, ndërsa ai zgjedhjet e ardhshme lokale edhet zyrtarisht do t’i pres nën ambrellën e PD-së.
Sipas burimeve jo zyrtare, mësohet se, Jakup Xhelili, ishte një përkrahës i madh i PD-së edhe gjatë zgjedhjeve të 2012-shit, atëherë kur PD, fitoi shumë më shumë vota se sa i kishte pritjet.
Kjo është largimi i dytë, respektibvisht i tretë nga Bilaçi. Gjatë ditës së djeshme dy themeluesit e Partisë Demokratike nga Bilaçi, Avni Zairi dhe Bejtush Agushi, u larguan nga partia e Nagip Arifit, për t’u rikthyer tek ajo e Shaip Kamberit.

Postimi në profilin e Partisë Demokratike:

Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Bilaç i bashkohet PD-së.
Duke u bazuar ne parimet politike që ndjek kjo parti e para së gjithash duke u bazuar në hapsirën vepruese që PD i jep njrëzve meritor, Jakup Xhelili sot i bashkohet këtij subjekti politik.
Ish anëtari i pvd-së thot se PD është partia e cila po len gjurmë me projektet e saja si në fshatin Bilaç ashtu edhe në vendbanimet tjera shqiptare në komunën e Bujanocit. Duke u bazuar në realizimin e premtimeve dhe fal bashkëpunimit korrekt dhe të sinqert të kryetarit Nagip Arifi me mua si kryetar i vendbanimit te dyt më të madh në komunën e Bujanocit unë vendosa t’i bashkohem subjektit më të madh politik ne komunën e Bujanocit.

/LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *