Ja udhëheqja e “Nemačka Mašinas” preshavare: NP “Moravicës” i’a ndërpresin rrymën elektrike për shkakë të borxhit të madh

598

Për shkakë të borxhit të madh, punëtorët e Elektrodistribucionit të Serbisë, rreth orës 11:00h të ditës së sotme, i kanë ndërprerë rrymën elektrike, Ndërmarrjes Publike “Moravica” në Preshevë.

Siç merrë vesh jo zyrtarisht LuginaLajm, është bërë përpjekje e madhe nga drejtoria e këtij institucioni dhe krerëve të pushtetit lokal, që mos t’i ndërpritet rryma elektrike NP “Moravica”-s, por megjithate, për shkakë të mos shlyerjes së borxht të lartë ndaj EDS-it, ka shtyrë që punëtorët e saj, t’ia ndërpresin rrymën elektrike ndërrmarrjes publike më të madhe në Preshevë.

Kujtojmë se, rrymën elektrike muaj më parë, i’a kanë ndërprerë edhe administratës komunale të Preshevës, të udhëhequr nga politikani i ardhur nga Gjermania, Shqiprim Arifi.

Njëherit ajo ndërprerje e rrymës elektrike, muaj më parë, ishte e para në historinë e Komunës së Preshevës, që Administratës komunale t’i ndërpritet rryma, për shkakë të mos pagesës së borxhit./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *