Ja si po e mbron luftën e UÇK-së, Komuna e Bujanocit?!

361

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Asamblesë komunale, Dr.Adnan Salihu,  të premtën, kanë lëshuar një dekleratë me shkrim, përmes të cilës fuqishëm kundërshtojnë ngritjen e aktakuzës ndaj presdientit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke e vlerësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si luftë të drejtë dhe të pastër për çlirimin e popullit shiqptar ndaj një regjimi gjenocidal si ai i Sllobodan Millosheviqit.

Në dekleratën e përbashkët të publikuar dje, thuhet se:Lufta mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ishte luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, forcave ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë në Kosovë”.

Gjithashtu Kamberi e Salihu, përmes kësaj deklerate, kanë konsideruar se: “Përpjekjet e Gjykatës së Specializuar në Hag, janë të padrejta dhe të rrezikshme, me tendenca për ta kriminalizuar luftën e drejtë dhe të lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

Dy krerët më të lartë të Komunës së Bujanocit, kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj Zyrës së Prokurorit të specializuar për shkelje të të drejtave të njeriut, me që kjo Zyre ka bërë publikmin e një aktakuze të pakonfirmuar.

Vlerësojmë të paprecedent veprimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të publikuar njoftimin për një aktakuzë të pakonfirmuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj dy prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli” – thuhet në dekleratën e nënshkruar nga Kamberi e Salihu.

Më poshtë mund t’a lexoni të plotë, dekleratën e dy krerëve të Bujanocit, mbi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:


Konfirmojmë qëndrimin tonë dhe bindjen e paluhatshme se lufta mbrojtëse e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ishte luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit, forcave ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë në Kosovë.

Vlerësojmë të paprecedent veprimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të publikuar njoftimin për një aktakuzë të pakonfirmuar nga Gjyqtari i procedurës paraprake ndaj dy prej liderëve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli.

Shprehim shqetësimin se ky veprim i Zyrës së Prokurorit të Specializuar përbën edhe shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe është në kundërshtim të plotë me parimin themelor të drejtësisë, atë të prezumimit të pafajësisë.

I konsiderojmë përpjekje të padrejta dhe të rrezikshme, por të parealizueshme, tendencat për ta kriminalizuar luftën e drejtë dhe të lavdishme të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Refuzojmë çfarëdo përpjekje për ta etiketuar UÇK në si agresore;

E vërteta për historinë e popullit shqiptar nuk mund të deformohet dhe as të tjetërsohet nga ata që pretendojnë për t’i barazuar viktimat me kryesit e krimeve serbe. Kosovën nuk mund ta dobësojë askush dhe të ardhmen e saj euroatlantike nuk mund ta devijojë dhe as ta ndalë asnjë përpjekje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *