Ja se si i paraqet televizioni kosovar T7 dekleratat e Shqiprim Arifit: “Unë e pij Fantën, po nuk hana me fantazija” (VIDEO)

Në emisionin “Zëri i Amerikës”, të televizionit kosovar T7, mes tjerash janë paraqitur disa nga dekleratat skandaloze të kryetarit në detyrë të Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Unë e pij Fantën, po nuk hana me fantazia”, është njëra nga dekleratat skandaloze të Arifit, që autori i emisionit Shkodran Hoti ka paraqitur në emisionin e tij të fundit.

Gjithashtu në ketë emision është paraqitur, se si Shqiprim Arifi, merr rolin e psikiatrit dhe paraardhësin e tij, Ragmi Mustafën e PDSH-së e quan “budallë”, derisa janë publikuar edhe thirrjet në Kuvendin komunal të Preshevës, për përballje “me llaçkë” me opozitën, duke kërcënuar, “dil jashtë e shofmi”.

Për më tepër, gazetari Shkodran Hoti, ka tërhequr edhe paralelen, se si Shqiprim Arifi, tenton të krahasohet me Albin Kurtin, derisa së fundmi ka nisur të sulmon edhe Isa Mustafën, kryetarin në detyrë të LDK-së.

Sipas këtij emisioni, Shqiprim Arifi, duke menduar se është një kombinim i Aleksandar Vuçiqit, Edi Ramës,Albin Kurtit dhe  Zoran Zaevit, ai ka nisur rrugëtimin, që t’a shpall veten si lider i gadishullit ballkanik.

Për më tepër, shihni videon e më poshtme, dhe do të mësoni disa nga dekleratat skandaloze të Shqiprim Arifit në një përmbledhje të vetme:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.