Komuna e Bujanocit, respektivisht Komisioni për ndarjen e ndihmës së njëhershme financaire për studentë, sot ka publikuar listën përfundimtare të studentëve që janë përfitues të ndihmës së njëhershme financiare për ketë vit akademik (2019/2020).
Nga 770 studnetë që kanë aplikuar, të drejtën në ndihmë të njëhershme financiare e kanë përfituar 725 studentë.
Kujtojmë se Komuna e Bujanocit për ketë linjë buxhetore, ka parapa 10 milionë dinarë.
Në vazhdim po ua paraqesim listat me studentët përfitues: