Ja me çfarë orari do të funksionojnë biznest përgjatë dy ditëve të vikendit

Në mbledhjen e sotme të Shtabi republikan i Krizave për parandalimim e epidemisë së koronavirusit ka vendosur që t’i propozojë Qeverisë së Serbisë që objektet e gastronomisë  (hoteliere) dhe qendrat tregtare në gjithë vendin të punojnë deri në ora 14.00h përgjatë dy ditëve të vikendit.

Dyqanet me shumicë dhe pakicë, ordinancat mjekësore, laboratorike dhe të veterinarisë do të punojnë sipas orarit aktual, derisa sallonet e bukurisë mund të punojnë si zakonisht, si dhe ato të shpëndarjes e ushqimit.

Pompat e benzinës do të operojnë deri në 14.00h, kurse prej orës 14.00 do të punojnë vetëm për nevoja të mbushjes me karburantë të automjeteve.

Mbledhja e ardhshme e Shtabit republikan të Krizave do të mbahet të hënën, kur do të shqyrtohen respektimi i masave përgjatë vikendit./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.