Ja lista e bujqëve përfitues nga konkusi i Komunës së Bujanocit për vitin 2021
Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese në bujqësi pranë Administatës komunale të Bujanocit, ka publikuar listën e përfituesve nga konkursi për stimulimin e bujqëve për vitin 2021.
Ndihmës së
Nga konkursi i sivjetëm, kanë përfituar 62 bujqë lokal, ndërsa dy prej tyre janë refuzuar.
Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare, thuhet:
Në bazë të nenit 11. të Rregullores mbi kushtet dhe mënyrën e shfrytzimit të mjeteve stimuluese në bujqësi si mbështetje financiare të prodhuesëve bujqësor në përparimin dhe zhvillimin e bujqësis në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2021, nr: 02-65/2021 (“Gazeta Zyrtare e Komunës së Bujanocit” Nr. 3/2021) dhe Konkursit për ndarjen e mjeteve stimuluese nga programi mbështetjes për zbatimin e politikave bujqësore dhe politikës së zhvillimit rural të Komunës së Bujanocit në vitin 2021, Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese në bujqësi pas paraqitjes së kërkesave të njejtat i ka shqyrtuar dhe ka sjellë:
PROPOZIM AKTVENDIMI
Për ndarjen e mjeteve stimuluese sipas Konkursit nga programi mbështetës për zbatimin e politikës bujqësore dhe politikën e zhvillimit rural të komunës së Bujanocit në vitin 2021.
– Ndahen mjetet stimuluese për:
Blerjen e kafshëve mbarështuese cilësore të rasave mjelëse : gjedheve, deleve dhe dhive;
Paisje për mjelje, ftohje dhe ruajtjen e qumshtit në fermë, duke i u bashkangjitur të gjitha elementet, materialin dhe instalimet;
Ngritja dhe pajisja e serave edhe për prodhimin e perimeve, frutave, luleve dhe prodhim të rasadit;
Ngritja / blerja e rrethojave me tel rreth plantacioneve shumëvjeçare;
Propozimet e lejuara të mjeteve për investime
Më poshtë mund ta gjeni listën e përfituesve nga ky konkurs: