Ja kush është sulmuesi rom nga Bujanoci që e kishte goditur dhe plaçkitur mësuesin Murat (FOTO)

1907

Më 5 shkurt në mënyrë barbare, një i ri rom nga Bujanoci, sulmoi mësuesin në pension Murat Murati, duke e goditur disa herë me çekan në kokë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka arritur të identifikoi dhe të arrestoi të dyshuarin e kësaj vepre penale.

Ai është Vadzid Abedini, 29 vjeçar i përkatësisë rome nga Bujanoci.

Vadzid Abedini është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, ndërsa LuginaLajm merr vesh se arrestimi i të akuzuarit është bërë në në bashkëpunim të familjarëve të tij me policinë lokale.

Kujtojmë se, Vadzid Abedini përveç që e kishte giditur disa herë Murat Muratin me çekan në kokë, ai më pas edhe i’a kishte grabitur mbi 8 mijë euro, derisa mësuesin Murat e kishte lënë pa ndnjenja dhe akoma po lufton për jetën në Qendrën Klinike Universitare në Nish./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *