Ja kur pritet të fillojë furnizimi me ujë të pijshëm në Bujanoc

355

Në një prononcim të shkurtër për LuginaLajm, drejrtori teknik i NP “Komunalisë”, Ilir Taipi, theksoi se gjendja me ujë të pijshëm në qytetin e Bujanocit, do të filloi të normalizohet rreth orës 15:00h.
“Janë vonuar pjesët e nevojshme për sanimin e havarisë. Por, ekipet tona po punojnë në terren dhe furnizimi me ujë për qytetin e Bujanocit dhe disa fshatra që janë të lidhura me rrjetin e qytetit pritet të furnizohen me ujë të pijshëm rreth orës 15:” – deklaroi Taipi.
Megjithate, përveç qytet të Bujanocit, pa ujë të pijshëm kanë mbetë edhe disa vendbanime serbe, si Lilanca, Llopardinca, Banja e Bujanocit dhe disa të tjera./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *