Ja kur do të fillojë pagesa për 100 euro për të rinjët e moshës 16 – 29 vjeç në Serbi

Kuvendi i Serbisë dje ka miratuar Propozimin për ndryshimin e Ligjit për regjistrin e përkohshëm të shtetasve të Serbisë nga mosha 16 deri në 29 vjeç, me të cilin paguhet ndihma financiare në shumë prej 100 euro.

Siç është bërë e ditur nga Kuvendi i Serbisë, bëhet fjalë për ndihmën që paguhet për zbutjen e pasojave nga pandemia e sëmundjes Covid, dhe me propozim të Qeverisë së Serbisë.

Ministri i Financave i Qeverisë së Serbisë, Sinisha Mali, ka bërë të ditur më herët se, ashtu si ndihma e mëparshme prej 100 eurosh, e cila ishte paguar në fillim të muajit shkurt, edhe këtë herë do të ndjekë të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç.

“Me pagesën prej 100 eurove do të fillojmë në qershor, më saktë me 1, 2 dhe 3 qershor të këtij viti. Aplikimet do të fillojnë më 16 maj dhe do të zgjasin deri më 31 maj, njësoj si për 100 eurot që janë paguar vetëm dhjetë ditë më parë”, tha Mali në seancën e djeshme, konfirmoi Ministria e Financave.

Mali tha se të rinjtë që kanë aplikuar për ndihmë prej 100 euro, nuk do të duhet të aplikojnë më, sepse automatikisht do të marrin ndihmë të re.

“Mundësi dhe të drejtë aplikimi do të kenë ata që në ndërkohë kanë mbushur 16 vjeç, si dhe të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë e Republikës së Serbisë. Shteti do ta përmbush premtimin dhe do t’i kalojë paratë në llogaritë e atyre që do të aplikojnë, si dhe atyre që janë regjistruar tashmë për 100 eurot e para”, përfundoi Mali./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *