Ja kur do të bëhet varrimi i veteranit të arsimit, Sherif Ademit nga Tërnoci
Varrimi i mësuesit, Sherif Ademi nga Tërnoci, do të bëhet sot me namazin e ikindinsë.
Lajmin e ka konfirmuar djali i të ndjerit, Shkëlzeni.
”Po, sot do të bëhet varrimi i babait tonë. Varrimi do të bëhet me namazin e ikindisë në varrezat e Strukarëve në Tërnoc” – ka deklaruar për LUGINALAJM, Shkëlzen Ademi, djali i vogël i mësuesit të ndjer, Sherif Ademi.
Kujtojmë që veterani i arsimit, Sherif Ademi, ka ndërruar jetë të dielën (dje) pas një sëmundje të gjatë./LUGINALAJM/