Ja kur do të bëhet varrimi i doktoreshës Sherife
Doktoresha nga Tërnoci, Sherife Hasani, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pas një komplikimi shëndetësor.
Ajo, për katër ditë ishte e shtrirë në njërin nga spitalet e Beogradit, ku po trajtohej pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ishte, vëllai i të ndjerës, Ademi, që dha lajmin tragjik për vdekjen e doktoreshës Sherife, por pa konfirmuar kohën e varrimit të saj.
Përmes një postimi të para pak minutave, vëllai tjetër i së ndjerë, Yllten Hasani, njoftoi se, varrimi i doktoreshës Sherife, do të bëhet të martën (nesër) me namazin e drekës në varrezat e Strukarëve në Tërnoc.
Në njoftim, thuhet:
Të nderuar familjarë, miq, shok, dashamirë e bashkëvendas, me dhimbje të thellë ju njohtojmë se, sot u nda nga jeta motra ime Doktoreshë Sherife Hasani.
Varrimi i të ndjerës bëhet me datë 02.02.2021 me namaz të drekës, ora 12:00. Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Terrnovc i Madh, varrezat afër stadiumit të fshatit.
In-na lil-lahi, ve in-na ilejhi raxhiunë.
Të Allahut jemi dhe vetëm te ai do të kthehemi.