Me fillim pej orës tonë lokale 21:30h, meçi i shumë pritur në mes të boksierit meksikan, Andy Ruiz JR dhe boksierit anglez Anthony Joshua.
Kompania e njohur e basteve “bet365” ka vendosur këto kuota për këtë meç.
Favorit është ish kampioni Joshua pasi kuota për fitoren e tij është 1.40. Ndërsa, kuota për fitoren e Ruizit është 3.00.
Ndërsa, barazimi llogaritet 29 euro.
Të dy boksierët kanë kryer matjet përpara ndeshjes, në mënyrë që gjithçka të jetë në rregull për mbrëmjen ë fundjavës.
Në ndeshjen e fundit mes tyre, Joshua ishte befasuar në ring, teksa Ruiz rrëmbeu titullin kampion bote për peshat e rënda.
Anthony Joshua është gati për rikthimin e titujve, duke kërkuar kështu fitoren ndaj rivalit të viteve të fundit. Pas ndeshjes, të dy e dinë që do ketë një përballje të tretë vitin e ardhshëm. /insporti.com/
