Ja çka i rekomandon Parlamentit Evropian Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të mërkurën janë miratuar rekomandimet e Parlamentit Evropian, në të cilat i janë vendosur kushte Serbisë për të përparuar në rrugën evropiane dhe po ashtu për fonde të BE-së.

Kushti është që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë. Por, Vuçiq thotë se në rekomandimet e Parlamentit Evropian thuhet se duhet njohur pavarësia e Kosovës.

“Nuk kanë miratuar rezolutë, kanë miratuar rekomandime. Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës, por e fshehën atë. Ata po kërkojnë nga ne njohje të ndërsjellë. Edhe nëse i vendosim sanksione Rusisë, ata do të thoshin se është mirë kjo që bëre, por nesër do të dilnin me një rezolutë të re. Unë kam mjaft përvojë, jam veteran politik. Kam folur mbrëmë me Brukselin 50 herë, veçanërisht për rekomandimet e tyre”, tha Vuçiq raporton “B92”. “Nuk jam i interesuar për njohje të ndërsjellë me Prishtinën. Do të vazhdojmë të dëgjojmë gjithçka që ata thonë, por vendimet i marrim në interes të vendit tonë”. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar marrëveshjen e arritur për targa të mërkurën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Në marrëveshjen, që kishte synim të uleshin tensionet, thuhet se Kosova do të ndalojë fazat e mëtutjeshme të vendimit për targa, ndërsa Serbia më nuk do të lëshojë targa me akronime të qyteteve të Kosovës.

“Dakordimi thotë qartë se duhet respektuar gjitha marrëveshjet e arritura më parë. Kjo është gjë e rëndësishme për ne – njerëzit tanë nuk do të keqtrajtohen. Targat KM mbeten dhe mbijetojnë, pasi të tjerat më emërtime të qyteteve dhe komunave të Kosovës de fakto nuk ekzistojnë, veçanërisht në jug të Ibrit. Njerëzit që kanë targa KM, rreth 7000 në Kosovë e M., mund të vazhdojnë t’i drejtojnë veturat e tyre pa shqetësime e dënime. Kjo është një fitore e vogël taktike që mund të na çojë në një situatë dhe presim edhe më të madh. Na presin kohë të vështira”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se “përfaqësuesit evropianë dhe amerikanë janë treguar racionalë”.

Vuçiq ka thënë se serbët kanë treguar qartë çfarë duan, “të formohet Asociacioni”.

“Ja ku themi, nuk e lejojmë Kosovën në OKB, dhe çfarë do të na bëni, na bombardoni, të na kërcënoni me sanksione, në bazë të cilit akt apo marrëveshje? Është plotësuar një kusht, që të mos ketë gjoba, të mos ketë konfiskime të veturave dhe targave, ju keni kusht tjetër – formimin e Asociacionit. Kur të formohet Asociacioni kalojmë në diçka tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *