Ispektori republikan kërkon shpalljen e konkursit; u.d.drejtori Latif Veseli e “mshef” proçesverbalin!

301

shkollaaSiç ka mësuar LuginaLajm, javë më parë, inspektori republikan i arsimit për rrethin e Pçinjës, ka vizituar shkollën fillore “Migjeni” në Muhoc, nga ku kërkoi shpalljen e konkusrit për drejtor të këtij institucioni arsimor.
Pas gjetjes së një numri të madh të pa rregullsive, inspektori republikan i arsimit duke u thirr në nenin 63 , alinea 2, pika 10 e Ligjit mbi sistemin e arsimit fillor dhe të edukimit, në proçesverbalin e dorëzuar, ka kërkuar nga u.d. drejoti i shkollës fillore “Migjeni” në Muhoc Latif Veselin, që në periudhë prej 15 ditëve të ardhshme të “shpallë konkursin për zgjedhjen e drejtorit të ri” të kësaj qendre arsimore.
Megjithate, siç ka mësuar LuginaLajm, drejtori Veseli, ka “mshef” proçesverbalin e inspektorit republikan të arsimit, ku as nuk i ka lajmëruar anëtarët e këshillit të shkollës për proçesverbalin në fjalë.
11072344_1002810299747212_768186047_nU.d. drejtori Veseli, njihet me veprimet e tija kontradiktore, duke larguar kuadro profesionist, dhe duke sjellë në punë militant të partisë së Nagip Arifit, dhe ate, duke i ndarë 3-4 orë të normës së plotë./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *