Ish-përgjegjësi i CIA-s për Ballkanin: Veriun ta marrë Serbia, Lugina të vendoset në tavolinë dhe më pas edhe Republika Serbe

359

Stiven Majer, ish-zëvendësshefi i CIA-s për Ballkanin dhe njohësi i mirë i këtij regjioni, ka deklaruar për mediet serbe se Kosova në një mënyrë është një “konflikt i ngrirë”.

Siç ka deklaruar ai për revistën serbe “Nin” marrëveshja përfundimtare duhet të jetë që “veriu t’i takoj Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës gjithashtu duhet të jetë temë e bisedimeve dhe një të ardhme të largët ndoshta edhe Republika Serbe e Bosnjës”, raporton mediet serbe, transmeton Portali“Front Online”.

Majer vlerëson se nëse Prishtina dhe Beogradi merren vesh, kjo në fund do ta kënaq edhe Bashkimin Evropian dhe nëse Washingtoni e përkrahë marrëveshjen, një gjë të tillë do ta bëj edhe Moska.

Megjithatë, sipas tij, Amerikës nuk do t’i pëlqej marrëveshje për ndryshimin e kufijve, pasi që thonë se kjo do të çoj në luftë. / Front Online/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *